Partia Socialiste ka zgjedhur që ta hapë ndryshe fushatën elektorale të 11 majit. Në sheshin ‘Skënderbej’ janë rreth 15 mijë karrige, ku 12 qarqet po prezantohen sipas radhës me këngë e valle tradicionale.
Socialistët kanë krijuar një skenë gjigande rrethore. Në qendër janë 12 yje që simbolizojnë 12 yjet e flamurit të BE, ndërsa në secilin prej tyre qëndron drejtuesi politik i qarqeve me kandidatët për deputetë. Skenografia përçon qartë mesazhin e sloganit të PS ‘Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS’.
PS çel fushatën / I kombinuar në veshje me simbolet e BE-së, Rama mbërrin në sheshin ‘Skëndërbej’
Në mitingun hapës të fushatës elektorale të PS, qarku i Kukësit u ‘prezantua’ me vallen tradicionale të saj. Pas performancës artistike, fjalën e mori drejtuesi politik i këtij qarku Eduart Shalsi, duke e nisur me sheshin “Skënderbej”, se si ka qenë dhe se si është transformuar tashmë në një epitomë të modernizimit.
Fushata e PS/ Durrësi performancë me këngën e njohur italiane, Sako vë ‘bastin’: Marrim 9 mandate
Blendi Klosi në hapje të fushatës: Dibra do të shndërrohet si gjithë Shqipëria, të votojmë masivisht Ramën dhe PS