20 shkurti/ Zbardhet skenari i protestës së opozitës. Ku do të jetë Sali  Berisha? Fjalime Bardhi e Noka

Opozita ka thirrur qytetarët shqiptarë këtë të martë , 20 shkurt në sheshet e protestës kundër qeverisë. Në takimet e ditëve të fundnit të zhvilluara  në rrethe Gazment Bardhi, Flamur Noka e Luciano Boci u kanë kërkuar qytetarëve të dalin në protest kundër qeverisë pasi arsyet për të protestuar janë të shumta: nga aferat e inceneratorit të Tiranës, ku sipas deklaratës së Ahmetaj janë  të përfshirë Rama e Veliaj, tek rritja e cmimeve, rritja e taksave, rritja e varfërisë e deri tek shpopullimi  vendit.  paprotokoll.com  ka zbardhur detaje të kësaj proteste , ku  mësohet se  mbështetës të opozitës, do t’i bashkohen nesër protestës që do të mbahet para Kryeministrisë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në orën 17:30. Pas gati dy  vitesh pothuaj të gjithë demokratët , të paktën ata që mbështesin Sali Berishën e Gazment Bardhin do të jenë në protestë .

Të njëjta burime sqarojnë se ndonëse në arrest shtëpie nuk do të mungojë edhe fjalim i Sali Berishës I cili do të komunikojë me protestuesit  përmes lidhjeve online

Gjithashtu mësohet se ne foltoren e protestës së thirrur nga opozia do të mbajnë fjalën disa të rinj demokratë dhe në mbyllje Flamur Noka e Gazment Bardhi.

Rithemelimi ka marrë është  rreth 4-5 orë leje në polici për vijimin e protestës.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn