Nutricionistia e njohur, Diola Dosti ka konfirmuar lidhjen e përfolur me biznesmenin nga Kosova, Erolld Belegu, pas ndarjes nga bashkëshorti.
Ishte biznesmeni Erolld Belegu ai i cili konfirmoi i pari zërat, duke publikuar një foto me Diolën në rrjetet sociale.
Pas bërjes publike të lidhjes, të shumtë kanë qenë komentet pozitive për nutricionisten, por nuk kanë munguar edhe ato negativet për shkak të diferencës në moshë mes çiftit.
Erolld Belegu është 20 vite më i madh se Diola Dosti, biznesmeni është 57 vjeç, ndërsa ajo 37.
“Në mes të pëshpëritjeve dhe dritave verbuese, gjetëm njëri-tjetrin. Ky udhëtim nuk ka të bëjë vetëm me vendin ku kemi qenë por dhe ku do të shkojmë së bashku. Miqve tanë, familjes dhe mbështetjes së pafund nga të gjithë ju, ju falenderoj për repsektimin e historisë sonë. Këtu është dashuria, e qeshura dhe aventura që na pret. Fillim i ri.”, shkruan nutricionistja.