Ish-komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Kujtojmë se SPAK ka rihapur hetimet për çështjen e “21 Janarit”, protestë ku humbën jetën 4 persona.
Ditën e djeshme në ambientet e SPAK janë paraqitur familjarë të Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë në 21 Janar të vitit 2011.