Kërkohet shkarkimi i gjyqtarit Artan Hajredinaj. Komisioneri publik ngre dyshime, sa apartamente ka fshehur në Shëngjin?

Në muajin mars të vitit 2024 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), përmes një vendimi të tij konfirmoi në detyre gjyqtarin Artan Hajredinaj.Por Komisioneri Publik e ka ankimuar vendimin, duke vlerësuar se nuk arrin nivel të besueshëm pasi nuk ka pasur burime për krijimin e pasurive e mbulimin e shpenzimeve, dhe se është gjendur në kushtet e konfliktit të interesit dhe ka dyshime të ketë fshehur një apartament, si dhe se ka favorizuar një person të kërkuar për ekstradim nga shteti Italian dhe ka cënuar etikën e gjyqtarit.\

Nga shkalla e parë e vetingut (KPK) u konstatuan pamundësi të mëdha financiare në krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve, si dhe dyshimet për fshehjen e një apartamenti.Ndër të tjera u konstatua se kishte favorizuar një person të kërkuar për ekstradim nga shteti Italian.

Në përfundim, u vendos të transferohen për verifikim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dy çështje të gjykuara nga Hajredinaj.

Por në ankimin e depozituar Komisioneri Publik vlerëson se konstatimet për secilin nga kriteret e vlerësimit, paraqiten gjetje dhe rrethana ligjore e fakti, që e bëjnë të cënueshëm në tërësinë e tij dhe përmbajnë shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’u paraqitur për shqyrtim në KPA.Deklarime të pasakta në vite të një apartamenti në Tiranë të blerë në vitin 2006, si dhe bilanc negativ në shumën 1.8 milion lekë.

Në ankimin e tij komisioneri publik ka ngritur dyshime për shitje fiktive të pasurive të paluajtëshme, të ardhura këto që janë deklaruar si një ndër burimet e krijimit të pasurive.Ndryshe nga vendimi i KPK, Komisioneri Publik ndan qëndrim të ndryshëm lidhur me saktësinë e deklarimeve të subjektit mbi vlerën e blerjes së apartamentit, si dhe mjaftueshmërinë e burimeve të ligjshme të përdorura për krijimin e saj.Sipas ankimit Hajredinaj nuk ka deklaruar posedimin e kursimeve cash me burim nga shitja e dy pasurive si më sipër, as në deklaratat e dorëzuara në ILDKPKI në tetor 2014, kur është përpjekur të qartësojë mungesën e deklarimit para fillimit të detyrës në vitin 2007. Komisioneri i konsideron të pabesueshme në marrjen të mirëqënë të këtij burimi nga ana e KPK.

Komisioneri publik vlerëson gjithashtu se subjekti nuk ka provuar vlerën dhe burimet e ligjshme të deklaruara të përdorura për blerjen e apartamentit në Tiranë.Hajredinaj ka deklaruar të ardhura nga shitja e disa njësive shërbimi në Bajram Curri. Eshtë konsideruar e paqartë arsyeja e dhurimit të njësive një shtetasi tjetër në vitin 2016, rreth 7 vjet pas regjistrimit të tyre.

Për të gjitha këto veprime, Komisioneri Publik vlerëson janë kryer deklarime kontradiktore lidhur me këto pasuri dhe nuk ka arritur të provojë të kundërtën e barrës së provës për vlerën dhe kohën e investimit.Komisioneri Publik në ankimin e tij parashtron dhe se gjyqtari Hajredinaj ka kryer deklarim të pasaktë, të paplotë dhe të pamjaftueshëm lidhur me njësitë.

Konstatohet gjithashtu se të ardhurat nga shitja e njësive kanë shërbyer kryesisht si burim për krijimin e një llogarisë bankare në vlerën 80 mijë USD, si dhe për dhënien e dy huave në shumat 30 mijë euro dhe 19 mijë USD.

https://ikp.al/2024/06/14/ankim-kunder-vendimit-nr-744-date-19-3-2024-te-kpk-se-per-subjektin-e-rivleresimit-z-artan-hajredinaj

https://ikp.al/2024/06/14/ankim-kunder-vendimit-nr-744-date-19-3-2024-te-kpk-se-per-subjektin-e-rivleresimit-z-artan-hajredinaj

“Pamundësia e kontrollit të plotë lidhur me pasurinë ‘Njësi shërbimi’, të ardhurat nga shitja e të cilave (në vitin 2016) kanë shërbyer si burim krijimi për llogarinë bankare dhe huat e dhëna në vitin 2016, afekton dhe ligjshmërinë e krijimit të këtyre të fundit”, vlerëson komisioneri.Në vijim të ankimit komisioneri thotë se Hajredinaj nuk ka shënuar në deklaratën “veting” një marrëdhënie qiraje të njësisë, nga për rrjedhojë mbetet e paqartë dhe vërtetësia e deklarimeve të subjektit lidhur me realizimin e këtyre të ardhurave. Konstatimet lidhur me veprimet e kryera për njësitë e shërbimit, Komisioneri Publik kërkon që të shqyrtohen së bashku me gjetjet e tjera në vlerësimin tërësor, në kuadër të cënimit të besimit të publikit tek sistemi i drejtësisë.

Ndryshe nga KPK që nuk ka gjetur probleme, Komisioneri Publik vlerëson se subjekti nuk ka përmbushur detyrimet ligjore për deklarimin e e kësaj pasurisë objekt analize, duke u ndodhur kështu në kushtet e deklarimit të pasaktë dhe të pamjaftueshëm. Komisioneri Publik, vlerëson se pretendimet e subjektit të rivlerësimit mbeten në nivel deklarativ dhe nuk mundësojnë kontrollin e organeve të rivlerësimit, lidhur me ligjshmërinë e burimit të krijimit të kësaj pasurie”, parashtrohet në ankim.Hajredinaj ka deklaruar se ka prenotuar për vëllain një apartament në Shëngjin në vitin 2007 dhe se e ka përdorur këtë banesë gjatë pushimeve verore.KPK ka ngritur dyshime për pasuri të fshehur të subjektit të rivlerësimit. Gjithashtu, Komisioneri sjell në vëmendje se nga verifikimi i akteve të vëna në dispozicion nga Hajredinaj, nuk u provua në mënyrë shteruese as burimi i ligjshëm i të vëllait nga punësimi në shtetin anglez dhe as mënyra se si këto fonde janë sjellë në shtetin shqiptar. Komisioneri kërkon në ankim që çështjet e trajtuara për këtë pasuri, të analizohen në vlerësimin tërësor nga KPA.

Në vijim, Komisioneri vlerëson se shpjegimet mbi përdorimin e kursimeve cash gjatë periudhës 2011-2016, nuk përputhen me deklarimet e e tij periodike.Komisioneri publik arrin në përfundimin se Hajredinaj ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë dhe kërkon që shkaqet e ngritura prej tij të analizohen në vlerësimin tërësor, në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë.

Ankimi evidenton qartë se Hajredinaj ka marrë disa vendime, në zbatim të gabuar të ligjit.Po ashtu, në çështje të tjera konstatohen mangësi në drejtim të njohuive ligjore dhe arsyetimit ligjor.Mangësitë e vërejtura në vlerësimin e aftësive profesionale janë të natyrës vazhduese dhe të njëjta, duke përbërë në këtë mënyrë tregues të një modeli pune”, për gjyqtarin e Ramë Gecit.Komisioneri vlerëson se veprimet e gjyqtarit Hajredinaj afektojnë kriterin e aftësisë profesionale. Komisioneri publik i kërkon Kolegjit Posacem të Apelimit që problematikat e konstatuara në pjësën profesionale të trajtohen së bashku me gjetjet e tjera të shkaqeve të ankimit pasi subjekti ka cënuar etikën e gjyqtarit për shkak të favorizimit të pronarit të shoqërisë ndërtuese me vendimin e moslejimit të ekstradimit të tij, me fshehjen e apartamentit në Shëngjin, si dhe me kontaktet me personat e proceduar. Në përfundim, Komisioneri Publik i kërkon KPA-së shkarkimin gjyqtarit Artan Hajredinaj.Shqyrtimi i kësaj çështje në KPA pritet të ndodhe brenda një kohë të shpejtë dhe duke qenë se kopetencat e KPK i kanë kaluar kreut të SPAK Altin Dumani, do të jetë ky i fundit i cili do të përfaqësojë komisinerin në KPA.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn