Në Shqipëri, qeveritë Rama nuk kanë ndërtuar e nuk ndërtojnë jetë.
Ato kanë ndërtuar e ndërtojnë helme, vuajtje, mjerim e vdekje.
Inceneratori i Elbasanit është monumenti më i qartë i kësaj filozofie të vdekjes me emër rilindje.
Elbasani sot ngjason me një dhomë gjigande gazi ku vdekja parakalon krenare.
Gjithcka po ndodh me aprovimin e institucioneve, me indiferencën e drejtësisë, me heshtjen e medias që paguhet për të heshtur.

Mes miliona eurove të zhdukura, me qytetarë që paguajnë për mbeturina që nuk digjen, me një sistem drejtësie që sheh nga ana tjetër – ky incenerator dhe të tjerët (Fieri e Tirana) nuk janë thjesht një dështim.
Janë një krim ekologjik dhe ekonomik.
Madje, madje kemi të bëjmë me një formë moderne të genocidit ambiental.
Teknologjia mungon. Transparenca ka vdekur.
Por ndotja, kanceri dhe sëmundjet janë aty, gjallë e më gjallë se kurrë.
Dhe për këtë, askush nuk mban përgjegjësi.
Bashkia hesht. Ministritë fshihen. Prokuroria fle. Qytetarët blejnë vdekjen me 29 euro për ton mbeturina.
Në Europë, inceneratorët ndërtohen për të pastruar. Në Shqipëri, ndërtohen për të grabitur dhe helmuar.
Dhe ne, paguajmë me para dhe me jetë.
Ky nuk është një editorial mjedisor. Është një alarm për jetë njerëzish që po humbin në heshtje, ndërsa Rama na flet për revolucion mjedisor që në fakt është evolucion i vdekjes.
Nëse drejtësia vazhdon e hesht, nëse politika vazhdon të mbrojë këtë projekt vdekjeje siç bën deri më sot, atëherë fjala publike dhe reagimi duhet të bëhen më të fortë.
Sepse vdekja që vjen nga inceneratorët nuk është metaforë. Është realitet. Dhe ka autorë.
Nga Rama e Agaçi deri tek mëkëmbësit e tyre në Bashkitë përkatëse.
Mjafton që SPAK-u së paku të konsiderojë këtë raport krahasues krejt të thjeshtë, për të ngritur akuzën e krimit ndaj jetës e mjedisit nga grupi i strukturuar kriminal:
⚠️ Krahasimi me impiantet moderne në Europë:
Filtrimi i gazrave:
Shqipëri: Minimal ose i munguar .
EUROPË: Sisteme të avancuara me filtra HEPA + scrubbers
Rikuperimi i energjisë
Shqipëri: Jo (në Elbasan/Fier)
EUROPË: Po (CHP – ngrohje + elektricitet)
Trajtimi i hirit
Shqipëri: Nuk dokumentohet EUROPË: Stabilizim kimik dhe groposje në zona të mbyllura
Monitorim online
Shqipëri: Jo publike / e kufizuar
EUROPË: Po, në kohë reale, të aksesueshme për qytetarët
Certifikim mjedisor
Shqipëri:Jo
EUROPË: Po (EMAS, ISO 14001, etj.)
💡 Përfundim
Inceneratorët në Shqipëri kanë instaluar teknologji të vjetruar, të kufizuar në kapacitet dhe pa garantim për shëndetin publik ose mjedisin. Ata:
- Nuk prodhojnë energji, ndonëse janë paraqitur si “waste-to-energy”.
- Nuk filtrojnë ndotësit e rrezikshëm (dioxina, pluhur të imët, gazra acidikë).
- Nuk kanë sistem transparent monitorimi, as për emetimet, as për mbetjet.
Ndryshe nga Europa, ku inceneratorët modernë janë integruar me sistemin energjetik dhe publik, në Shqipëri ata janë përdorur si projekte financiare korruptive me ndikim të ulët real operacional.
Zgjohu nga gjumi i vdekjes SPAK!!!