A do ti bashkohet Jorida Tabaku kryesisë tek Rithemelimi? Propozohen dhe Bardhi e Gjekmarkaj nënkryetarë.

Ditën e nesërme do të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit.

Mësohet se propozimet për ndryshimet statutore që do të miratohen ditën e nesërme, do t’i hapin rrugë grupit të Gazment Bardhit, që të bëhet pjesë e strukturave të Rithemelimit.

Si rezultat i ndryshimeve, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj do jenë dy nënkryetaret e rinj te PD-së së Rithemelimit, së bashku me Laçiano Boçin dhe Oerd Bylykbashin.

Ndërkohë anëtarët e rinj të kryesisë së PD-së së Rithemelimit do të jenë:

1.Jorida Tabaku

2.Zheni Gjergji

3. Dhurata Cupi

4. Ferdinand Xhaferri

5. Ervin Salianji

6. Tomorr Alizoti

7. Helidon Bushati

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn