A është drejtësia e re në kolaps? U ka mbaruar mandati që në dhjetor, drejtuesit e KLGJ dhe KLP, vijojnë në detyrë

Drejtuesit e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si edhe katër anëtarë të tjerë të këtyre institucioneve, po vijojnë ushtrimin e funksionit, megjithëse mandati i tyre ka përfunduar në fund të vitit 2023.

Naureda Llagami dhe e kolegët e saj në KLGJ, Alban Toro e Fatmira Luli, si edhe titullari i KLP-së, Alfred Balla e vartësit e tij, Tartar Bazaj e Nurihan Seiti, kanë nisur mandatin e tyre 5-vjeçar në dhjetor të vitit 2018.

Vonesat në përzgjedhjen e kandidaturave të reja kanë nisur nga komisioni “ad-hoc” pranë Avokatit të Popullit Erinda Ballanca, një tjetër zyrtare që vijon detyrën përtej mandatit të saj dhe kanë vijuar më tej në Parlament

Në qershor të vitit të kaluar, Parlamenti shpalli vakancat për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për pozicionet që u takojnë avokatëve dhe shoqërisë civile.

Sipas ligjit, aplikimet duhet të dorëzohen pranë një komisionit të posaçëm tek Avokati i Popullit, i cili duhet të kryejë verifikimet e kushteve për kandidim, si edhe renditjen e aplikantëve që kualifikohen për më tej.

Ky proces duhet të përfundonte sa më parë në mënyrë që t’i jepej mundësia Parlamentit të votonte për kandidatët brenda muajit dhjetor 2023, kur përfundonte mandati i anëtarëve aktualë në të dy këshillat.

Një muaj pas këtij afati përfundimtar, në janar 2024 ,, komisioni “ad hoc” i Avokatit të Popullit e dorëzoi listën e kandidatëve të kualifikuar për dy vakancat nga radhët e avokatëve.

Renditja e pikëzimit sipas Komisionit të Pavarur të Vlerësimit për kandidatët nga radhët e avokatëve për KLGJ-në ka vlerësuar në vendin e parë avokaten Eris Hysi, ndjekur nga Përparim Kalo, Erind Merkuri, Alban Alimema, Erind Gërmenji, Fatos Lazimi, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir Vishaj, Albana Tushe, Albens Tabaku, Klodian Gjermeni, Artan Reçi dhe Bledar Bajri (Boshnjaku).

Ndërsa në listën e kandidatëve për anëtarë të KLP-së renditja nis nga Përparim Kalo, Erind Merkuri, Alban Alimema, Erind Gërmenji, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir Vishaj, Albens Tabaku, Artan Reçi dhe Bledar Bajri (Boshnjaku).

Ndërsa lista me kandidatët nga shoqëria civile nuk u dorëzua në atë kohë, pasi mësohet se dy aplikantë kishin ankimuar në gjykatë vendimin e komisionit “ad hoc” për skualifikimin e tyre.

Tashmë Kuvendi prej 3 muajsh po kryejnë verifikimin e kandidatëve të listuar nga Avokati i Popullit, por ky verifikim bën që të shtyhet pa afat procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ligji për “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” parashikon që Kuvendi zgjedh dy anëtarë nga Avokatia me votat e 2/3 të të gjithë anëtarëve. Në rast se Parlamenti nuk e arrin këtë shumicë, kandidatët e renditur më lart në vlerësimin e organeve përzgjedhëse konsiderohen të emëruar.

KLGJ dhe KLP nisë zyrtarisht detyrën në Dhjetor të vitit 2018, në zbatim të parashikimeve të Reformës në Drejtësu. KLGJ zëvendësoi ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë (KLD).

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn