A kishin lidhje jashtë Erjola e Romeo? Postimi në Instagramin e saj i hedh “trazon ujërat” për të vërtetën

Debati që ka përfshirë banorët e BBV 3 nëse Romeo e Erjola kanë patur “dicka” sëbashku jashte duket se shton më shumë dyshimet në instagramin e saj. Erjola ka qenë e vendosur të hedhë poshtë çdo deklaratë të Gracianos, madje ajo tentoi të largohej përfundimisht edhe nga shtëpia për shkak të situatës së ngarkuar. Ndërkohë që një pjesë e mirë e publikut ka përkrahur Erjolën në këtë situatë, ka patur dhe shumë të tjerë që besojnë se mes dy banorëve ka një kimi.

Pavarësisht se brenda shtëpisë Erjola preferon të qëndrojë sa më larg kësaj situate, jashtë shtëpisë, pikërisht në rrjetet e saj sociale, gjërat duken ndryshe. Personi që menaxhoni Instagramin e saj, ka bërë një postim, ku në sfond ka vendosur bashkëpunimin e Romeo Veshajt dhe Ledri Vulës, “E keni dit”.

Shumë komentues kanë shkruar se vendosja e kësaj kënge në sfond është tendencioze dhe e turpshme. Disa përdorues të rrjeteve sociale aludojnë se është gazetari i njohur, njëkohësisht edhe miku i Erjolës, Ronaldo Sharka, ai që menaxhon Instagramin e saj tani që ajo gjendet brenda shtëpisë dhe që ka dashur ‘t’i hedhë benzinë zjarrit’ duke trazuar kështu edhe më keq situatën.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn