Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq, ku një 16 vjeçare dyshohet se prej disa muajsh është abuzuar seksualisht nga dy persona.
Sipas informacioneve nga policia në pranga ka rënë 22-vjeçari Marsel Baçi, i akuzuar si tutor i vajzës dhe Selam Hyka, i cili dyshohet se ka abuzuar me të miturën.
Ndërkohë nëna e së miturës ka thënë se vajzën e ka kërcënuar njëri prej personave të lartpërmendur që të mos tregonte asgjë në lidhje me rastin.
“Më tha një grua në fshat që iku me motor. Ajo nuk më tregonte se i ka thënë ai mos trego. E ka kërcënuar. Më tha vajza që do mbytem, i thashë çfarë bëre ti që të mbytesh. E gënjente ai, unë e çoja në shkollë ai e merrte me motor.
E pashë që vinte këtej lart dhe i thashë mos hajde më. Më tha që më ngacmonte gjithmonë. Vinin e këta nga Podgoria me motor. S’kam njeri tjetër, jetoj vetëm me mamanë. Vajza është në Tiranë, do vazhdojë shkollën atje. Do ta çonin te doktoresha.”- rrëfeu nëna e 16 vjeçares.