Drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria bëhet” Adriatik Lapaj thërret shqiptarët në sheshin e peotestave e të revoltës ndaj vrasjeve që po ndodhin cdo ditë për faj të neglizhencës së shtetit apo korrupsionit shtetëror në cdo qelizë. Thirrja e Lapaj është për të gjithë njerëzit që të reagojnë kundër atyre që i cilëson si gango që vrasjn përditë.
Statusi i plotë në facebook i Adriatik Lapaj
Koha për të zbritur në shesh!
Gangot që vrasin nuk duhen lënë rehat. Opo 5 veta…10 veta…sa të jemi, por nuk duhen lënë rehat.
E rrahën barbarisht! E lanë në rrugë! Ambulanca vonoi gjysmë ore edhe pse ngjarja ndodhi 5 minuta larg spitalit! Policia tentoi të fshihte ngjarjen duke e raportuar si vdekje aksidentale nga alkooli!
Drejtësia nuk e pa të arsyeshme të kërkonte dhe jepte masë sigurimi arrest me burg për bashkëpunëtorët! Thonë se për autorin është ngritur akuza e “Vrasjes nga pakujdesia”!
Para 1 muaji u provua se luhej me jetën e pacientëve me kancer.
Para 2 muajve një njeri u vetflijua nga skema e fajdeve të lejuara nga Banka e Shqipërisë.
Prandaj, ditën e hënë do marshojmë nga Sheshi Skënderbej te Kryeministria në orën 19.30.
Ata nuk mund të pushojnë rehat ndërkohë që ne vdesim!