Pas debateve me Julin, Erjolen, dhe Eglën, Liam Osmani, një nga banorët mjaft të komentuar të këtij sezoni të BBV, është përfshirë në një debat me Romeon.
Ky i fundit e akuzon se ai nuk është burrë, dhe se merret me femrat e shtëpisë për të krijuar situata për të qëndruar edhe disa ditë më shumë brenda në shtëpi. Menjëherë pas kësaj që Romeo tha, Liami i rikujtoi atij situatën me Erjolen, ku Romeo kreu një veprim që u cilësua si seksist, duke i derdhur banores pije tek gjoksi.