Aksident i rëndë në Vlorë. Dy maturantët po …

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në zonën e Zvërnecit në Vlorë.

Dy makina tip “Benz” me shpejtësi janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën dhe si pasojë dy maturantë (vajzë e djalë) kanë mbetur të plagosur të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Rreth orës 11:40, në aksin rrugor “Vlorë-Zvërnec”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. B., 19 vjeç, është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues një shtetas 17 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 17-vjeçari dhe pasagjerja në automjetin e tij, të cilët janë në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn