Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Bypassin e Vlorës, ku sipas informacioneve të siguruara nga Liberale.al, mësohet se një kamion është përplasur me një furgon.
Si pasojë e përplasjes furgoni ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe më pas ka përfunduar i përmbysur në anë të rrugës.
Aktualisht nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.