Aksident në rrugën Berat-Lushnje, plagosen 4 anëtarë të një familje. Toyota i pret rrugën makinës me targa gjermane

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje, në fshatin Moravë. Automjeti tip Toyota i ka prerë rrugën një makinë me targa gjermane, ku udhëtonte familja Berberi

Mësohet se Ëngjëll Berbero, bashkëshortja e tij dhe dy fēmijët 14 dhe 9 vjeç, kanë përfunduar me makinën në kanal.

Ata janë transportuar drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin mjekim.

Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe se të katërt kanë pësuar shembje në pjesë të ndryshme të trupit.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn