Një aksident ka ndodhur në aksin Durrës-Ndroq, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.
H. D., 31 vjeç, banues në Londër, me automjetin që drejtonte është përplasur me dy automjete të tjera. Si pasojë janë dëmtuar 3 pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, sipas policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.