Aksidentohet një grup me turistë në Majën e Jezercës, dyshohet për një viktimë

Një grup turistësh, në afërsi të Majës së Jezercës, kanë kërkuar ndihmë pasi janë aksidentuar dhe nuk mund të përshkojnë rrugën në këmbë. 

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se njëri prej tyre ka ndërruar jetë, por është ende e pakonfirmuar për shkak të mungesës së kontaktit me ta.

Në ndihmë të tyre janë nisur Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor të Shqipërisë, forca policie dhe banorë vullnetarë të Thethit e Valbonës.

Theksojmë se ngjitja në Majën e Jezercës, nga Thethi, kërkon një përgatitje shumë të mirë fizike pasi shkon deri në 8 orë ngjitje në një terren shumë të vështirë dhe njohje shumë të mirë të zonës. 

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn