Aksioni opozitar, propozimi i “pazakonte” i Saimir Korreshit: Te futemi  2 jave ne greve urie, aq mund te jetoje njeriu pa ngrene….

Nje propozim  i pazakonte dhe deri diku surprize eshte bere nga deputeti i opozites Saimir Korreshi ne mbledhjen e grupit parlamentar. Ai  ka kerkuar qe aksioni opoitar te shkoje ne nje stad tjeter dhe  ka propozuar dy jave greve urie pasi aq mund te duroje organizmi i njeriut pa ngrene.

Deputeti i opozites Saimir Korreshi gjate nje interviste per Klan Nws me moderatorin Besard Jacaj tha se ai propozoi qe deputete te futen dy jave greve urie se per aq kohe mund te mbijetoje njeriu. “ Kam propozuar grevë dy javore se aq mund të rrojë njeriu pa ngrenë. Mund te them e ky propozim nuk ka gjetur mbështetjen masive në grupin parlamentar”-tha ai.

Ky propozim vjen ne nje moment ku spas tij ka ardhur koha per te kaluar ne nje stad tjeter te reagimit opozitar.

Opozita po diskuton te gjitha format e protestes per vijimin e aksionit opoxitar. Pas protestes se 20 shkurtit ne mbledhjen e grupit te PD me dyer te mbyllura u hodhen per diskutim dy variante ose greve urie ose ngujim tek parlamenti.

Duke iu referuar protestes se 20 shkurtit Korreshi vleresoi pjesemarrjen e larte te qytetareve e cila  sipas tij lidhet me 3 faktore:se pari me ne fund demokratet u bashkuan, se dyti ka shume mllef ndaj keqqeverisjes se Rames dhe se treti qytetaret erdhen ne shesh ne mbeshtetje te Sali Berishes.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn