Aktiviteti kriminal;10 mijë euro një vizë amerikane/ndalohen nga policia

 

Goditet një aktivitet kriminal në fushën e mashtrimit me viza amerikane dhe
kontrabandimit të qenieve njerëzore. Departamenti i Policisë Kriminale,
nëpërmjet Njësisë Speciale të njohur si “Joint Shield”, në bashkepunim të
ngushtë me partnerët e Departamentit të Shtetit, Agjencinë Federale të
Shërbimit të Sigurisë Diplomatike, Njësinë e Hetimeve Kriminale, me prezencë në
Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Tiranë dhe me Prokurorinë e Juridiksionit të
Përgjithshëm Tiranë, kanë përmbyllur fazën e parë të operacionit “THE ROGUE
SON”, lidhur me hetimet për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i vulave,
stampave dhe formularëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

Në vijim të këtyre hetimeve, më datë 08.02.2024, janë arrestuar dhe vënë në
ekzekutim 5 vendime gjykate për masat e sigurimit personal “Arrest në burg”,
për gjashtë shtetas, R. N., K. P., K. K., K. L. dhe Xh. S., si dhe një tjetër
është shpallur në kërkim, të dyshuar si të përfshirë në skema mashtrimi të
aplikimeve dhe marrjeve të vizave amerikane, me dyshimin e dhënies ndihmë për
kontrabandim të qenieve njerëzore. Në disa raste i dyshuari kryesor R. N. ka
përfituar shuma prej 10 000 eurosh për premtimin dhe garantimin e lëshimit të
vizave amerikane, për persona të ndryshëm, duke lehtësuar emigrimin e
paligjshëm në Shtetet e Bashkuara.

 

Po ashtu , disa nga të dyshuarit kanë përdorur/paraqitur informacione dhe
formularë me të dhëna të rreme, me qëllim për t’u kualifikuar për kategori të
caktuara vizash amerikane.

 

Për këtë ngjarje vijojnë hetimet për persona të tjerë fizikë dhe juridikë,
apo subjekte të tjera të perfshira në këto skema mashtrimi.

 

Add Your Heading Text Here

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn