Justin Timberlake po përballet me ca “akuza” të reja, që nuk i bëjnë aspak mirë reputacionit të tij duhet thënë, në prag të turit botëror të koncerteve, ndërsa këtë herë ka qenë ish-modelja e Playboy, Zoe Gregory, që thotë se artisti nuk është edhe aq besnik sa duket.
Kështu, ish-modelja, sot 49-vjec, tha për “Daily Mail” se e ka takuar Justin vite më parë, kur ishte i lidhur me Cameron Diaz, ndërsa këngëtari ndodhej në rezidencën e famshme të Playboy. Ndër të tjera, Zoe tha se ka qenë ajo vetë që bëri “lëvizjen e parë”, pasi Timberlake, duke qenë se ishte pa Cameron, e refuzoi, por më pas ai u “dorëzua”.
“Ai nuk donte të dukej si një person pa kurajo. Ne shkuam në një vend më intim, hoqëm veshjet, deri te mbathjet e tij dhe u argëtuam”- tha Gregory, duke shtuar se nuk bënë seks, por u puthën.
Ndërkohë duhet thënë se kjo nuk është hera e parë që në muajt e fundit Justin akuzohet për tradhëti, teksa ishte Britney Spears që në librin e saj biografik, shkroi se artisti e kishte tradhëtuar me një tjetër person, po ashtu i famshëm, ndërsa nuk e zbuloi identitetin pasi sot ka familjan e saj.
Sa i takon vetë Zoe, ky nuk është “ekspozimi” i parë që bën, teksa më parë, ajo tha se Alex Rodriguez, para se t’i propozonte J.Lo, i shkruante mesazhe seksi dhe dukej si një person që vetëm shkruan te kur ishte i eksituar.