Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se 15-vjeçarja nga Kavaja “është e virgjër” pavarësisht se ajo ditë më parë kallëzoi babain e saj për abuzim seksual.
Avokati i 48-vjeçarit la thënë se gjithçka ka nisur pasi i ati i ka bërtitur të bijës pasi i ka kapur biseda të papërshtatshme ne telefon mes saj dhe një shoku. Gjithashtu 15-vjeçarja ka pranuar në Gjykatë se kishte gënjyer pasi babai i saj nuk i jepte telefonin, raporton Top Channel.
“Babai më kishte marrë telefonin, ndaj e denoncova. Gënjeva sepse nuk më jepte telefonin”, mësohet të jetë shprehur adoleshentja që sot ka tërhequr denoncimin ndaj babait të saj.
48-vjeçari u kallëzua në policinë e Kavajës nga vetë vajza e tij adoleshente e cila ka deklaruar përballë uniformave blu se është abuzuar seksualisht nga i ati për 4 vitet e fundit.















