“Aleat kyç i NATO-s”, Blinken: Trupat shqiptare ruajnë paqen në Kosovë dhe frenojnë agresionin rus.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken flet pas takimit me Edi Ramën në Kryeministri.

Blinken: Jam këtu në vizitën time të parë si sekretar i shtetit, sepse partneriteti është më i fortë se ka qenë ndonjëherë. Jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin, për njëri-tjetrin. Si aleat kyç i NATO dhe anëtarë OKB, kemi marrëdhënie të jashtëzakonshëm partneriteti.

Kemi folur për punën tonë të fortë së bashku, për Ukrainën. Po ashtu diskutuam shumë çështje dhe sfida që përballemi, jemi përqendruar për të nxitur sigurinë që bashkëndajmë.

Shqipëria ka qenë e para që ka ngritur dorën për të ndihmuar Ukrainën, dhe është një nga 10 kontribuueset kryesore për ndihmë për frymë.

Baza ushtarake në Kuçovë

Shqipëria ka dhënë kontribut domethënëse gjatë viteve që është pjesë e NATO-s. Trupat shqiptare ndihmojnë të ruajnë paqen në Kosovë për të frenuar agresionin e Rusisë në krahun lindor të NATO-s. Muajin e ardhshëm do të përurohet baza ajrore ushtarake e NATO-s në Kucovë

Rama: Është gjithnjë një ditë e shënuar në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani nënshkruan një marrëveshje në ambientet e Kryeministrisë dhe fill pas saj, nisi konferenca për shtyp që përmbyll edhe vizitën 6 orëshe të shefit të diplomacisë amerikane. Kryeministri Rama tha gjatë konferencës, se vizita e Blinken vinte në një periudhë të trazuar për botën. Duke ju drejtuar Blinken, Rama tha se ju jeni i gjashti që vini, por këtë herë ne kemi një vlerësim të veçantë për këtë vizitë pasi jemi shumë të vetëdijshëm për këtë situatë të trazuar që po kalon bota.

Rama: Është gjithnjë një ditë e shënuar në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, dita kur një sekretar i Shtetit viziton vendin tonë dhe në llogarinë tonë ju jeni i gjashti por këtë herë ne kemi një vlerësim të veçantë për këtë vizitë pasi jemi shumë të vetëdijshëm për këtë situatë të trazuar. Fakti që ju gjetët kohë dhe njëkohësisht të ndaleni në Tiranë, është për ne një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë por edhe vlerësimit që ju i bëni kësaj miqësie, këtij partneriteti dhe këtij rajoni. Natyrisht nuk mund të mos e ndaj me publikuan keqardhjen që një darke me ne në Shqipëri dhe një darke në Mynuh ju zgjodhën ushqimin jo dhe aq të shijshëm gjerman. Ne tonën e bëmë. Jam shumë i kënaqur nga bashkëbisedimi i hapur dhe niveli i ndërveprimit dhe mirëkuptimit mes nesh. Me vjen mirë që kjo vizitë koiçidon me përfundimin e misionit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn