Me emërimin në krye të RTSH-së Alfred Peza, shkarkoi nga puna dhjetra punonjës. Pjesa më e madhe e tyre e ankimuan këtë vendimarrje në gjykatë duke e konsideruar të padrejtë dhe të paligjshme atë që po ndodhte në RTSH.
Punonjës që kishin shumë vite punë në RTSH apo edhe të emëruar rishtas u hoqën sic thonë ata padrejtësisht për tu zëvendësuar me njerëz të besuar të drejtorit të ri.
Situata e krijuar në RTSH nuk ka kaluar pa vëmendje gjatë kësaj kohe , pasi rreth një muaj më parë Komisioni i Medias në Kuvend e thirri në seancë dëgjimore drejtuesin e Rtsh për të dhënë shpjegime për këtë situatë, tjhirrje kjo që u refuzua nga zoti Peza dhe në vend të tij shkoi Kryetari i Keshillit Drejtues në RTSH Leka Bungo, i cili gjatë fjalës së tij pranoi problematikën e madje tha para komisionit të medias se janë 146 largime dhe nga gjykata janë pranuar/konsideruar të padrejta nga gjykata 46 prej tyre.Sipas tij kjo situatë do ti shkaktojë dëm ekonomik buxhetit të shtetit pasi këta punonjës mund të fitojnë të drejtën e pagave dëmshpërblim apo rikthim në detyrë .
Në këtë situatë të krijuar së fundit, anëtarja e Komisionit të Medias Ina Zhupa, ka zhvlluar në Kuvend një takim me të larguar nga puna në RTSH nga ku janë trajtuar rast pas rasti të gjitha këto largime. Zj Zhupa kërkoi që për këtë cështje të veprojë drejtësia dhe SPAK të hetojë të gjitha rastet e shkarkimit të punonjëvë. Ndërkaq të larguarit nga puna përvec rikthimit në punë kërkojnë shkarkimin e Pezës pasi ka shkelur ligjin për këto largime masive
Në këtë takim publik morën pjesë 28 persona të larguar të cilët cështjen e kanë adresuar në gjykatë dhe presin një vendimarrja nga ana e kësja të fundit.
Burime nga ky takim thanë për paprotokoll.com se menjëherë pas përfundimit të fjalës së deputetes Zhupa, u larguan kamerat nga salla si dhe u fikén mikrofonat në mënyrë që në Kuvend të mos regjistrohej asgjë nga fjala e gazetarëve/ punonjësve të RTSH që janë larguar nga puna.
















