Amnistia Penale, PD, Kthupi: Ja cilët janë zyrtarët e dënuar nga GJKKO që përfitojnë

Përfaqësuesi ligjor i PD-së zyrtare, Rezart Kthupi, tha se nga ligji përfitojnë të gjithë zyrtarët e shtetit që nuk kanë qenë titullar institucioni, por që janë dënuar nga GJKKO për korrupsion.

Gjatë një interviste në Euronews Albania këtë të shtunë, Kthupi foli për kalimi nga parlamentintë ligjit për amnistinë penale

Amnistia penale u votua me 110 vota pro dy ditë më parë në Parlament.

Rezart Kthupi zbuloi se dy deputetet e grupit të Lulzim Bashës (Ori Nebiaj dhe Eralda Tase) votuan gabimisht amnistinë penale.

“Drafti i hartuar nga Gazment Bardhi është pagesa e parë që Rithemelimi po i paguan mazhorancës për rikthimin e normalitetit në parlament. E dyta do jetë reforma zgjedhore. Në raport me amnistinë, ne kemi thënë që drafti fillestar i sjellë nga qeveria është shumë i mirë. Ne votuam në parim të gjithë ligjin, nenin 1, dhe refuzuam të marrim pjesë në votim. Votuan 2 deputete gabimisht për çështje komunikimi të brendshëm”, tha ai.

Duke marrë si shembull konkret tenderin e uniformave të policisë, juristi tha se nga amnistia përfitojnë të gjithë zyrtarët që janë dënuar për shkelje të barazisë në tendera.

“Çdo pjesëmarrës i njësisë së prokurimit, i vlerësimit të ofertave që ka shkelur tenderin për hir apo llogori të drejtorit, apo për llogari të tij, dhe është dënuar nga Gjykata Speciale për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin sot përfiton 1 vit e gjysmë ulje dënimi.

Çdo person që nuk është titullari i institucionit përfiton nga amnistia. U bë shamatë e madhe për tenderin e uniformave të policisë, ku u dënuan 7 apo 12 zyrtarë, të gjithë ata përfitojnë. E njëjta gjë vlen për çdo tender dhe çdo zyrtarë që është dënuar për shkelje të barazisë në tendera. Amnistia është parim”, tha Kthupi.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn