Olta Xhaçka ka folur në seancën në Kuvend, në lidhje me diskutimin për mandatin e saj.
Ajo u shpreh se kishte menduar nëse duhet apo jo ta linte mandatin,. në mënyrë që t’i shpëtonte linçimit, por shtoi se nuk ka përfituar asgjë duke përdorur pozitën.
Xhaçka u shpreh se çështja e saj është shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, dhe se gjykimi është pushuar.
Ajo tha se nuk është në konflikt interesi.















