Zbardhen emrat e personave të arrestuar në kuadër operacionit ‘Flakët në det’, si pjesë e grupit të Gëzim Çelës, i njohur ndryshe si ‘baroni i drogës’.
Burime për mediet bëjnë me dije se pas hekurave ranë shtetasit: Alket Deda, Ksenofon Bodo dhe Selami Lushkaj.
Ndërkohë, janë dokumentuar disa raste të trafikimit të drogës drejt Italisë, Turqisë, Kosovës dhe Greqisë. Emrat e tyre sipas burimeve kanë dalë nga bisedat e ish-policit Arlind Ismailuka. Ata akuzohen se kanë bashkëpunuar me Arben Dalipajn, i cili është i shpallur në kërkim.
Gjatë ekzekutimit të vendimit për caktimin e masave të sigurimit, është ushtruar kontroll në disa banesa dhe biznese.
Tre personat e arrestuar akuzohen për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.















