Shtetasi me inicialet N.K në vitin 2020, qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së një shtetasi, lokalizohet dhe ndalohet 33-vjeçari. Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për goditjen e veprimtarive kriminale të ndryshme, shërbimet e Seksionit Operacional të DVP Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin N. K., 33 vjeç















