Teksa sot ministri i Brendshëm, Taulant Balla njoftoi arrestimin e dy personave të botës së krimit, në Spanjë dhe Itali, BalkanWeb mëson identitetin e njërit prej tyre. Në Itali është arrestuar Shkëlqim Cakoni, 46 vjeç, i cili u arrestua në për llogari të Shqipërisë.
Ai është arrestuar në 22 shkurt 2011 në Portin e Ankonas në tentativë për t’u larguar me dokumente false. Prej asaj dite ndodhet në burg. Në Shqipëri kërkohet si i dënuar me 18 vite burg në vitin 2005 për një vrasje të kryer në vitin 2002.















