Në mbledhjen e grupit parlamentar të drejtuar nga Gazment Bardhi janë diskutuar skenarët e reagimit opozitar, por me sa duket opozita do të vijojë me të njëjtën strategji: bilbila, zhurmë dhe bllokim të foltores së Kuvendit gjatë seancës parlamemtare.
Ndërsa është vënë re mungesa e deputetit Dashnor Sula i cili ka kundërshtuar mënyrën e bashkimit të grupit të Gazment Bardhi me rithemelimin. Në këtë mbledhje të pranishmit nuk kanë dalë përtej skenarit të njohur tashmë prej disa muajsh: bllokim të punimeve të Kuvendit. Por me shumë gjasë ashtu sic edhe ka ndodhur gjatë kësaj kohe kur për 5-7 minuta maxhoranca kalon të gjitha ligjet dhe gjithcka që ka në rendin e ditës, e njëjta situatë do të përsëritet edhe këtë të enjte.
Një ditë më parë u miratuan ndryshimet statutore të rithemelimit ku Bardhi dhe Gjekmarkaj u bënë nënkryetarë të rinj ndërsa u zgodhen anëtarë kryesie disa deputetë të grupit parlamentar democrat.
Vijimi i të njëjtit skenar nga opozita është argumemtuar me faktin se maxhoranca nuk ka asnjë reflektim për ngritjen e komisioneve hetimore apo dhe për bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore.















