Autostrada Tiranë-Kashar në kolaps, radha e automjeteve mbi 10 kilometra

Trafik i rënduar automjetesh raportohet mëngjesin e sotëm në autostradën e re Thumanë – Kashar.

Mësohet se radha e mjeteve e cila i kalon 10 kilometrat fillon nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit e deri në afërsi të fshatit Larushk.

Shkak mendohet te jete aplikimi i pagesës së kësaj autostrade.

Sportelet nuk janë në gjendje të përballojnë fluksin e madh të mjeteve që përshkojnë këtë aks nga veriu, në drejtim të Shqipërisë së mesme.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn