AXHENDA/ Nga fjalimi i Metës, tek kandidatët për postet drejtuese në Partinë e Lirisë

Zbardhet axhenda e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë. Konventa është parashikuar që të nisë në orën 10:00, në Pallatin e Kongreseve. 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka bërë me dije se i pari që do të hapë fjalën është Edmond Haxhinasto, kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar

MESAZHI I BLUSHIT
Të dashur delegatë të Konventës Kombëtare,
që do të shpërtheni sot energjitë nuklearë të Partisë së Lirisë, në ora 10:00, në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrim vendime historike për vënien në jetë të 5 prioriteteve tona kryesore për 4 milion shqiptarë plus.
Për shkak, të interesimit të jashtëzakonshëm të mediave, po ndajmë me të gjithë ju RENDIN E DITËS të kësaj Konvente historike:
🇦🇱 RENDI I DITËS 🇦🇱
Ora: 10:00 – Mbërritja e delegatëve dhe të ftuarve
Fillimi i punimeve të Konventës.
Konventa hapet nga z.Edmond Haxhinasto, Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar.
Verifikimi i pjesëmarrjes fizike dhe online, si dhe verifikimi i mandateve të delegatëve. (Kryetari i KDK, z.Edmond Haxhinasto)
Paraqitja për miratim e Kryesisë së Konventës, sipas propozimit të Kryesisë së PL, të datës 24 prill 2024.
Ftohet Kryesia të zerë vëndet.
Nderimi i Himnit Kombëtar.
Propozohet Sekretaria dhe Komisioni Zgjedhor i Konventës miratuar me Vendim të Kryesisë, datë 26.04.2024
Lexohet dhe miratohet me votim të hapur Rendi i Ditës.
Himni i Mentor Xhemalit “Për ty Atdhe” (Ftohet në skenë Maksim Xhemali me një fjalë përshëndetëse dhe më pas ftohen të këndojnë të gjithë delegatët dhe të ftuarit)
🇦🇱 1. Paraqitja e dokumentit të 5 prioriteteve kryesore të Partisë së Lirisë dhe Ndryshimeve Statutore. (Edmond Haxhinasto, Kryetar i Grupeve të Punës)
🇦🇱 2. Fjala e Kryetarit të Partisë së Lirisë, z.Ilir Metaj
🇦🇱 3. Përshëndetjet (online dhe në sallë) të Konventës së Partisë së Lirisë nga personalitete publike vendase dhe të huaja, si dhe përfaqësues të partive mike.
Edita Tahiri (Ish Zv/Kryeministre e Kosovës)
Stipe Mesiç (Ish-President i Kroacisë – online)
Steven Bonnar (Deputet Skocez në Parlamentin Britanik – online)
Salvatore Lamirata (Ish-Kryetar i Bashkisë Arbëreshe të Shën Mitrit, Kalabri – online)
Egla Marashi (Themeluese e LRI-së, ish-drejtuese e PL në Lezhë, Michigan, USA – online)

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn