Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të shtunë lajmëroi se do të dorëzojë në Kuvend, një nismë pro SPAK-ut dhe BKH-së, ndërsa bëri me dije se rikthimi i Sali Berishës në grupin parlamentar demokrat është minim i demokracisë.
I pyetur nga gazetarët edhe për rikthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar, Basha e cilësoi vendimin e Nikollës për të pranuar shkresën si nimin të demokracivë dhe si një ndër motivet renditi faktin që Berisha është shpallur non grata në SHBA-të.
“Paniku i Edi Ramës e ka bërë që të lidhë aleancë me Sali Berishën dhe mbështetësit e tij. Rama ka synim të vazhdojë pushtetin dhe Berisha një nevojtar për tu bashkuar kundër SPAK. Ne nuk mund ta pranojmë këtë. Çdo kush që merr përsipër të administrojë një kërkesë të tillë po i kundërvihet haptazi ligjit dhe përpjekjes mbarë shqiptare për të shkulur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe për të luftuar korrupsionin. Lindita Nikolla, ky është minim i demokracisë, është një nga motive që janë shpallur non grata.
PD çdo hap të tillë do ta trajtojë me seriozitet të madh. Do të bëjmë kallëzim për shpërdorim detyre. Individë që nuk përfaqësojnë PD nuk mund të diktojnë PD, distancimi ynë me non grata parlament dhe i palëvizshme. Çdo person që merr përsipër nga ana e PD-së do përballet me aksionin më të ashpër politik dhe penal”, shtoi mes të tjerash kryedemokrati.















