Kryetari i PD Lulzim Basha është larguar nga salla e Kuvendit ndërkohë që në fjalën për mediat tha se kryeministri Edi Rama është fshehur pas vizitës së Blinken për t’iu shmangur interpelancës urgjente të thirrur nga PD.
Ai shtoi se javën e ardhshme do të dërgohet në SPAK një padi penale kundër kryeministrit.
“Nikolla përdori vizitën e Blinken si justifikim pse Rama nuk i përgjigjet kërkesës së PD për interpelancë urgjente. Numri 2 i qeverisë të tij e akuzoi si përfituesi kryesor i inceneratorëve.















