Basha  për  Ramën e Berishën: Po sulmojnë SPAK-un nga çdo anë/ Kryetari i PD përsërit kushtin për amnistinë penale

Nga Lezha Lulzim Basha thumboi Kryeministrin Edi Rama e Sali Berishën si sulmues të institucioneve të drejtësisë. Ai tha se PD është në mbështetje të Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion, duke përsëritur kushtin se nuk voton amnistinë nëse falen ata që SPAK dënoi.

Duke shenjëstruar kryeministrin Edi Rama e paraardhësin e tij tashmë në arrest shtëpie, Sali Berishën Lulzim Basha tha se Struktura e Posaçme anti-korrupsion po sulmohet nga të gjitha anët.

Teksa përsëriti mbështetjen e pakushtëzuar të PD ndaj punës së SPAK, Basha tha se kushti për të votuar amnistinë vetëm nëse nuk falen të korruptuarit e dënuar nga Struktura anti-korrupsion, është në fuqi.

Nga Lezha, Basha tha se PD do të insistojë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të përfshijnë listat e hapura, Shqipërinë një zonë zgjedhore, për votimin elektronik dhe numërimin elektronik dhe për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn