Shqipëria synon fitoren ndaj Spanjës, në mënyrë që të kualifikohet për në fazën tjetër të Europianit. BBC i ka dedikuar një artikull kuqezinjve, duke vlerësuar në maksimum ekipin e drejtuar nga Sylvinho. BBC shkruan se, kjo kombëtare është gati për të shkruar…historinë.
“Shqipëria humbi me Italinë pavarësisht se shënoi golin më të shpejtë në historinë e Europianëve, si dhe u ringrit për të barazuar me Kroacinë 2-2 në minutat e fundit.
Shqipëria mund të dalë e dyta nëse mund Spanjën dhe Kroacia mund Italinë. Megjithatë nëse Kroacia fiton me dy gola më shumë se Shqipëria mund t’ua marrin pozitën kuqezinjve” – shkruan BBC– shkruan BBC.