BBV3, Meritoni-Endrikut:Bëre prezantim provokativ

Janë trazuar jo pak ujrat në shtëpinë më të madhe në Shqipëri. Me hyrjen në BBV3 të Endrik Bebës, i cili gjatë prezantimit të tij tha se ka patur një lidhje me një vajzë brenda shtëpisë së BBV3, (duke nënkuptuar sarën e cila pati reagim të menjëhershëm) kanë filluar diskutimet mes banorëve për këtë deklaratë dhe për mënyrën se si do të shihet kjo në raportin e  krijuar rishtas mes Sarës dhe Bardhit.

Ka qenë Meritoni ai i cili e ka marrë veçmas Endrikun për ta pyetur në lidhje me këtë gjë.

Meriton: Dëgjova mënyrën si u prezantove. Më bëri pak përshtypje kur the në fund që kam pasur një histori. Do ta diskutojmë një ditë për qejf.

Endrik: Për historinë?

Meriton: Po. Pjesa e fundit mu duk pak provokative.

Endrik: S’kam asnjë gjë provokative. Unë të gjithë që janë këtu do t’i respektoj siç i njoh këtu brenda, Të gjithë i kam miq unë i vlerësoj që të gjithë si njerëz. Nuk më intereson as të ndërhyj.

Meriton: Cila është arsyeja që e the atë?

Endrik: Është një gjë që dihet. nuk mund të jap informacione nga jashtë.

Meriton: Nuk munde të mos e thuash fare?

Endrik: Jo. Kur të dalësh do ta kuptosh.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn