Gjatë fjalës para mbështetësve të tij nga ballkoni i shtëpisë ku është në arrest shtëpie prej dhjetorit kryetari I Pd u ka bëre thirrje himariotëve të mos votojnë kandidatin socialist Vangjel Tavo pasi sipas tij ai është shpifa e Gole Tavos, bixhozxhiut famoz! Mos e lejoni askund në Himarë
Deklarata e plotë
Thirrja ime për banorët e Himarës, himariotët kudo që janë, të mbrojnë Himarën me votën e tyre ditën e diel.
Se Vangjeli nuk është gjë tjetër veçse kukulla e Edi Ramës.
Se Vangjeli nuk është gjë tjetër veçse shpifa e Gole Tavos, bixhozxhiut famoz. Himara në bixhoz është ajo që u premton Vangjel Tavo me Golen.
Mos e lejoni të votojë Golen dhe asnjë qytetar tjetër që nuk është me origjinë nga Bregu dhe që nuk është bregas.
I përzini nga Himara, kanë ardhur si pushtues, të shkojnë në punë tyre këta mafiozë.
Ndaj Gole, mos u paraqit kund në Himarë. Nuk ka pse paguajnë himariotët borxhet e bixhozeve tua.
Rri atje në Lëkurës ku je.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE