Blero tregon të vërtetën marrëdhënies me ish- bashkëshorten: Pimë kafe, bëmë muhabet dhe….

Këngëtari i njohur, Blero është në qendër të mediave rozë që prej momentit ku u shfaq në podcast-in e ish-bashkëshortes së tij, Afrona Dika.

Ish-çifti bëri shumë zhurmë, nëse kishin ende ndjenja për njëri-tjetrin apo kishte vend për një rikthim.

Në lidhje me këtë podcast, Blero ka folur në emisionin “ABC e Mëngjesit”, duke treguar se marrëdhëniet aktualisht mes tyre janë shoqërore dhe ky podcast ka shërbyer dhe si shembull për të gjithë çiftet që janë ndarë të mbesin miq.

Këngëtari ka zbuluar se pas podcastit kanë pirë kafe dhe kanë biseduar normalisht.

“Unë nuk mendoj se është ndonjë çudi e madhe kjo, diçka kur nuk funksion, nuk funksionon. Intervista ka qene një shembull që ne duam të japim, kur diçka nuk funksionon, marrëdhëniet janë njerëzore.

Për mua është diçka krejt normale. Mendoj që pavarësisht të kaluarës, komunikimi është diçka shumë e rëndësishme.

Pas podcast-it, pimë një kafe, bëmë muhabet, është diçka krejt normale. Ta them shumë drejtë, për mua është shumë normale, nuk është aq e vështirë. Ka ndodhur se ça ka ndodhur, mendoj që marrëdhëniet mbesin”, rrëfeu këngëtari.”- tha Blero. 

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn