Në emissionin “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, Arjan Starova, ish-ministër u shpreh se gjithë këto kauza korrupsion që ka denoncuara edhe opozita, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga DASH.
Starova: Gjithë këto kauza korrupsion që ka denoncuar edhe opozita, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga DASH. Kjo qeveri para 1 javë është diskretituar nga ish zëvendës kryeministri. Po të ndodhte një gjë e tillë në një vend tjetër qeveria do të kishte rënë brenda javës.
Ndersa deputeti Luan Baci tha ne Ora News se vizita e z. Blinken në Tiranë një vlerësim për vendin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata kanë dëshmuar gjithmonë se janë partneri më i fortë dhe më i besueshëm. Falë atyre ne jemi këtu ku jemi, sidomos në arenën ndërkombëtare.
Pjesë e NATO-s jemi bërë falë mbështetjes së fortë të SHBA-së dhe marrëdhënies së shkëlqyer që kishte kryeministri i asaj kohe, z. Berisha me presidentin Bush dhe Klinton. Parë në këtë këndvështrim është vlerësim dhe mendoj se takimet do jenë një mesazh i qartë që i jepet kryeministrit Rama për të mos përdorur drejtësinë e re për interesat e tij.















