Ndarja e cmimeve Grammy për këtë vit u shoqërua me moemnte emocionuese kur në skenë u ngjit Celine Dion në skenë për të dorëzuar çmimin për albumin e vitit. Që prej kohës kur u diagnostikua me Sindroma e personit të ngurtë, kjo ishte dalja e parë e këngëtares 55-vjeçare në një ceremoni. Këngëtarja u prit me duartrokitje nga publiku I cili I ngrit në këmbë kur Celine Dion doli në skenë cka e përloti këngëtaren.
“Faleminderit të gjithëve. Ju dua. Jeni të mrekullueshëm. Kur ju them se jam shumë e lumtur që jam këtu, e them nga thellësia e zemrës. Ata që janë të bekuar që janë pjese e Grammy nuk duhet ta marrin kurrë si të mirëqenë dashurinë dhe gëzimin që muzika sjell në jetën tonë dhe në mbarë botën. Dhe tani me shumë kënaqësi do të prezantoj Grammy-n që më dhanë Diana Ross dhe Sting 27 vjet më parë, këtë për albumin më të mirë të vitit”, tha Celine Dion. Celine Dion zbuloi në dhjetor 2022 se ajo vuan nga çrregullimi i rrallë neurologjik Stiff Person Syndrome (SPS), një sëmundje që është e pashërueshme. Njerëzit me SPS mund të mos jenë në gjendje të ecin ose të lëvizin, apo edhe të kenë frikë të dalin nga shtëpia sepse zhurmat e rrugës, si tingulli i një borie, mund të shkaktojnë konfiskime dhe rënie