Pas debatit të ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska Murati ka vendosur që të ikë nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
E mbingarkuar emocionalisht, modelja ka shpërthyer në lot, ndërsa ka vazhduar që të bëjë gati valixhet që të dalë nga shtëpia, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh.
Menjëherë pas kësaj Jetmir Salaj, Rike Roçi dhe Romeo Veshaj iu kanë afruar që ta qetësojnë Françeskën, e cila më pas ka vendosur që të qëndrojë në shtëpi dhe të vazhdojë lojën.
Romeo: Për çfarë u preke, o zemra?
Rike: Do të bëhesh e fortë ti?
Françeska: Nuk jam bërë unë që të tallet ajo dhe Meritoni të qëndrojë si legen.
Françeska: Nuk kam ardhur unë këtu që të tallen ato me mua (për Ilnisën dhe Meritonin)
Françeska: Ajo fytyrë e shëmtirë, harroje. Ndihem shumë keq.
Jetmiri: Pse çfarë të ka bërë ai?
Françeska: Se ndihem e përdorur