Gresa dhe Vullneti kanë nisur të diskutojnë për një plan të ri brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Gresa dhe Vullneti, të cilët janë bërë pjesë e vëmendjes së medieve dhe fansave, po mendonin për një strategji që do të intrigonte më tej banorët e tjerë.
Vullneti i propozoi Gresës që pas një muaji të njoftonin se ajo është shtatzënë me të, duke e bërë situatën shumë më emocionuese.
“Me t’i çmend. Ne mund të ndahemi në ndërkohë, pastaj bëhet situata më interesante. Ti kërko një test të shtatzënisë”,- i tha ai duke i sugjeruar një plan që do të shkaktonte bujë dhe reagime të forta mes banorëve.
Gresa, e cila duket se është e hapur për këtë ide, reagoi me një qeshje dhe tha se do të sillte si pretendim se i janë marr mendtë dhe se ka të vjella.
“Këto ditë që po flejmë bashkë, mund të bëjmë ndonjë lloj tripi kinse po dëgjohet diçka” shtoi Vullneti, duke u bërë gati për të realizuar planin.
Ky diskutim midis tyre tregon se ata janë të angazhuar për të mbajtur interesin e publikut dhe për të krijuar situata që do të mbajnë vëmendjen e gjithkujt.
Me këtë plan të guximshëm, ata shpresojnë të rrisin tensionin dhe dinamikst brenda shtëpisë, duke bërë që ndjekësit të ndjekin me interes çdo lëvizje të tyre.