Një baba në Durrës, sulmoi me thikë mëngjesin e të hënës në Durrës, vajzën e tij, duke e lënë të plagosur. Policia ka dhënë pak detaje për ngjarjen duke mos zbuluar ende motivet e këtij veprimi ekstrem të babait.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 12, në rrugë, ku policia u njoftua nga banorë të zonës për atë çka kishte ndodhur.
Uniformat blu kanë mundësuar shoqërimin në spital të vajzës, ndërsa kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë.














