“Çudi e madhe” Pjerin Ndreu “hap thesin”, Bashkisë Lezhë i duhen mbi 600 milion lekë naftë për administratën/ Shpallet fituesi pa garë.

Pjerin Ndreu i Bashkisë Lezhë, sigurisht që nuk kishte si të qëndronte pas “shokëve” për abuzimet me tenderat. Kryetari në fjalë rezulton të ketë bërë rrush e kumbulla plot 700 milionë lekë të vjetra me TVSH për të blerë karburant.

Problemi qëndron se tenderi ka patur si pjesëmarrës të vetëm fituesin e tij. Pra kemi të bëjmë me një procedurë pa garë, në mungesë totale të konkurrencës. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-97792-03-08-2024 që ka si objekt “Blerje GAZOIL =10PPM, për nevoja të Bashkisë Lezhë”.

 Fondi limit është në vlerën 60,575,740 lekë të reja pa TVSH ose rreth 720 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Faktin e mungesës së konkurrencës e vërteton studimi i dokumentacionit të tenderit, ku vihet re se ka marrë pjesë vetëm kompania “LINDA-80” në pronësi të Nikoll Marnikollaj.

Oferta e saj është në vlerën 59,438,061 lekë të reja pa TVSH ose gati 700 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo kompani duke qenë edhe e vetmja pjesëmarrëse, nuk e ka patur aspak të vështirë të shpallej fituese e tenderit.

Ndërkohë kjo vlerë fituese figuron të jetë sa 98.1% e fondit limit. Të gjitha sa më sipër nxisin dyshime të forta se fituesi ka qenë i ditur që në fillim dhe se Pjerin Ndreu ka marrë valixhen e rradhës me para për të shpallur fituesin.

Shkrim i publikuar nga JOQ

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn