Çupi thirrje Nikollës: Mos e ktheni Parlamentin në qesharak

Seanca parlamentare ne këtë të enjte më përpara mbaroi se sa filloi.

Ndërsa maxhoranca brenda pak minutave miratoi gjithcka kishte planifikuar në rendin e ditës. Deputetët e opozitës vijuan me përballjen në të gjitha format e protestës.

Deputetja demokrate Dhurata Çupi  në një reagim të ashpër për mënyrën se si sipas saj Parlamenti ka degraduar së fundmi. Çupi i bën thirrje kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla të mos lejojë degradimin e parlamentit  dhe kthimin e tij në qesharak ndërsa në një status në facebook shkruan: Në një vend demokratik, Parlamenti ka 3 funksione kryesore: 1. Të kontrollojë dhe të sfidojë punën e qeverisë 2. Të hartojë dhe të ndryshojë ligje 3. Të debatojë për çështje të rëndësishme.

Sipas saj të treja keto funksione Parlamenti i Shqipërisë i ka humbur. “ Sot jo vetëm që nuk jemi më as demokraci funksionale, por qeveria po bën gjithçka të zhbëjë edhe pluralizmin përmes shpërbërjes, përçarjes, kontrollit të opozitës.  Në një seancë të turpshme, që nuk respekton asnjë nga funksionet normale të Parlamentit, i kërkova Kryetares së Kuvendit të heqin dorë nga kjo politikë antidemokratike dhe antiopozitare.  Ne kërkojmë të drejtat e mohurara që na takojnë me Kushtetutë! Nuk duam ne që të ushtrojmë forcë, por ne nuk pranojmë të shndërrohemi në kartonë të qeverisë. Është një rrugë e vështirë, por jo e pamundur! Sado e vështirë të jetë, siç i thotë një fjalë e urtë, 3 gjëra nuk fshihen dot. Dielli. Hëna. E vërteta!– shkruan deputetja demokrate Dhurata Çupi

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn