DASMA E VITIT/ Ja kush ishin politikanët dhe VIP-at në dasmën e Lori Hoxhës…. (FOTO)

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha dhe partneri i saj Vis Bajraktari kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare një ditë më parë, në një ceremoni me rreth 200 të ftuar.

Por ndryshe nga dasmat e tjera, kjo ceremoni kishte rregulla  strikte dhe nga dasma nuk ka dalë asnjë foto apo video.

E vetmja gjë që dimë është se eventi do të zhvillohej në ambientet e “Sheraton”, por s’ka asnjë foto të Lorit e veshur nuse dhe partnerit të saj, veshur dhëndër.

Por megjithatë janë zbuluar disa nga të ftuarit si” Elvana Gjata, Grida Duma, Linda Rama, Ajola Xoxa, Tom Doshi, Armina Mevlani, Xhemi Shehu, Ori Nebiaj, Valdrin Sahiti, Eno Popi, Bora Zemani etj.

Ndërsa artistët e përzgjedhur për të kënduar në dasmën e Lorit ishin Elita 5, të cilët sollën hitet e tyre për të gjithë të pranishmit dhe Albërie Hadërgjonaj, e cila u kujdes të ndizte atmosferën me këngë të gëzueshme dasmash. Dj Benito, ishte gjithashtu pjesë e gëzimit të çiftit, të cilët e shijuan çdo moment duke kërcyer në pistë.

Mungesa e Arbana Osmanit ishte ajo e cila ra në sy, pasi moderatorja ka postuar foto nga Londra, ku ndodhet me pushime (në dasmën që kjo e fundit bëri një vit më parë, ishin Lori dhe Sara).

Presim që në ditët në vijim Lori të ndajë me ndjekësit dhe publikun foto nga dasma, e veshur me fustan të bardhë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn