Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron ka mbërritur sot në Shqipëri. Ka qenë ministri i Jashtëm, Igli Hasani ai që ka pritur në Rinas, Cameron. Më pas, siç e përcakton edhe agjenda, Cameron është takuar me Ramën në Kryeministri
Ministri Igli Hasani në platformën X:
Kënaqësi të mirëprisja në Tiranë, Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthin dhe Zhvillimin, Lord David Cameron.
Në kuadër të kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësor, duke përfshirë forcimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.















