“Deklaratë urgjente”. Çfarë do të denoncojë Gazment Bardhi?

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka njoftuar sot një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp.

Ai pritet të dalë para mediave rreth orës 13:00, ndërkohë që ende nuk dihet se cila do të jetë tema rreth së cilës ai do të flasë.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se konferenca e jashtëzakonshme ka për qëllim denoncimin e një familjari të kryeministrit Edi Rama

Kujtojmë se javët e fundit politika ka qenë dinamike, ndërkohë që pas më shumë se pesë muajsh kaos në Kuvend, jeta parlamentare iu kthye normalitetit pas një marrëveshjeje mazhorancë- opozitë për krijimin e dy komisioneve hetimore, komisioni për Shëndetësinë dhe komisioni për TIMS.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn