Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e arrestit në burg për ish deputetin socialist, Jurgen Çyrbja dhe Ahmet Mashën.
Çyrbja akuzohet për veprat penale “tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, “përkrahja e autorit të krimit” si dhe “korrupsion aktiv në zgjedhje”.
Ndërkaq, sipas SPAK, zbërthimi i komunikimeve në aplikacionin Sky ECc, ka zbuluar në së paku, 7 raste, Jurgis Cyrbja ka nxjerrë informacione, të klasifikuara si “sekret shtetëror”.
Pasi siguronte informacionet, Cyrbja dyshohet se komunikinte me anë të aplikacionit “Sky ECC”, me personazhe të botës së krimit duke I njoftuar që janë shpallur në kërkim.
VENDIMI I GJKKO:
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet
103,112, 248 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 129, datë 22.10.2024, vendosi:
1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
Kodit të Procedurës Penale caktuar ndaj personit nën hetim Jurgis Çyrbja me
vendimin Nr. 126 Akti, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e
veprave penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një
herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal,
“Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë (sipas episodeve
respektive), parashikuar nga neni 302/1/2 i Kodit Penal,“Tregimi i sekretit
shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha,
parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal, “Përkrahja e autorit të
krimit”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha, parashikuar nga
nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,
parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
2. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
Kodit të Procedurës Penale caktuar ndaj personit nën hetim Ahmet Masha me
vendimin Nr. 126 Akti, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e
veprave penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim
me personin nën hetim Jurgis Çyrbja, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të
Kodit Penal dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim me
personin nën hetim Jurgis Çyrbja, parashikuar nga nenet 302/1 e 25 të Kodit
Penal.
3. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
4. Bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale ndalohet publikimi i pjesës përshkruese dhe
arsyetuese i këtij vendimi, kërkesës së Prokurorisë së Posaҫme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin e masave të sigurimit
personal, si dhe i akteve që lidhen me këtë ҫështje nëpërmjet shtypit ose
informacionit masiv deri në përfundimin e hetimeve paraprake. Mosrespektimi i
detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, përbën
vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “Zbulimi i
akteve ose të dhënave sekrete”.