“Misioni u realizua”! Gjykata shqiptare e SPAK-ut, pas një procesi të paprecedentë, edhe për standardet shqiptare, të montuar, aktakuza e të cilit ishte rrëzuar që në ditën e parë, kreu urdhërin politik të Edi Ramës dhe shpalli dënimin e kryetarit të Bashkisë së Heimarrës, Fredi Beleris, me dy vjet burgim.”
Kështu nis artikulli i Protothema.gr lidhur me lajmin për vendimin e dènimit me 2 vite burg të Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.
Po ashtu, pas dënimit të Belerit, mediat shkkruajnë se marrëdhëniet greko-shqiptare do të jenë të “ngrira” dhe pritet sipas tyre që kryeministri Edi Rama të përmbushë angazhimet e tij për çështjen e kufirit, që ndodhet në Hagë.
Në lidhje me këtë cështje Ministri i jashtëm, Igli Hasani iu përgjigj interesit të medias, lidhur me reagimin e Greqisë pas dënimit një ditë më parë të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri
“Shqipëria do të vijojë të respektojë maksimalisht vendimet e gjykatave, do të vijojë të mbështesë punën për reformën në drejtësi dhe do të vijojë të kryejë të gjitha detyrat që ne kemi për rrugën drejt BE cdo gjë tjetër është koment i panevojshëm”- u shpreh Hasani.
Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.
Ai nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik.















